Turqia raportoi 6.017 raste të reja me Covid-19 dhe 3.812 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu.
Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 446.822, ndërsa numri i të shëruarve në 374.637, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Numri i të vde*kurve nga virusi arriti në 12.358, me 139 viktima të reja.
Ndërkaq, mbi 155 mijë teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 17 milionë.
Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani arrin në 4.217.
Duke filluar nga kjo javë, Turqia ka vendosur orë pol*icore të pjesshme gjatë fundjavës si pjesë e përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e virusit.