Në një intervistë për ABCnews.al, mjeku shqiptar në Londër, Adrian Fandi foli për situatën e pandemisë.
Mes të tjerash mjeku u ndal tek mëyra e trajtimit të koronavirusit tek të sëmurët. Sipas tij arsyeja se është ulur numri i të vdekurve në valën e dytë është për shkak se është përmirësuar mënyra e trajtimit.
“Në valën e parë ishin të papërgatitur. Unë u shtrova në spital në prill vetëm për të marrë oksigjen. Në valën e parë kishim shumë të vdekur sepse nuk dinim çfarë ndodhte.
Tani jo se kemi gjetur ilaçin, por mënyrën si të trajtojmë të sëmurët. Nga mesi i tetorit ka filluar numri i lartë i të sëmurëve, jo të infektuarve”, tha ai.
Më tej mjeku tha se në Shqipëri të sëmurët po trajtohen gabim. Sipas tij mjekët këtu fillojnë direkt me antibiotikë gjë që nuk është e nevojshme.
“Unë isha në Shqipëri dhe kam kontakte me kolegët atje. Në Shqipëri fillojnë direkt me dhënin e antibiotikëve pa kriter. Japin antibiotikë që ne i përdorim në infeksione shumë të rëndë. Ilaçi i shtrenjtë nuk është ai që të shëron, por ilaçi i duhur. Antibiotiku nuk shëron virusin. Kur fillon inflamacioni aty hyn puna e mjeku.
Por mjeku duhet ta dijë është problem viral”, tha Fandi, ndërsa shtoi se skaneri dhe analizat e tjera duhet të bëhen 5 ditë pasi kanë filluar simptomat e para.
“Koronavirusi në ditën e parë nuk ke asgjë. Simptomat fillojnë ditën e pestë. Nuk duhet të bëjmë asnjë radiografi. Sepse komplikancat fillojnë në ditën e 10. Skaneri duhet bërë të paktën 5 ditë pas fillimit të simptomave.
Nëse ka filluar kolla duhet filluar direkt koritizoni dhe aty është momenti kur duhet filluar menjëherë. Tamponi është pozitiv apo negativ mua nuk më intereson. Kam parë shumë vetë me tampon negativ, por kishin pneumoni virale. Është klinika ajo që tregon”, tha ai.
Lidhur me remdesivir, i cili është rekomanduar nga OBSH që të mos përdoret ai tha se në Britani ende aplikohet në rastet kur ka efikasitet. Ndërkaq, Fandi apeloi edhe njëherë se në Shqipëri duhet të hiqet dorë nga mania për t’u kuruar me ilaçe të shtrenjtë.
“Ne vazhdojmë ta përdorim, por ka disa kritere. Nëse ka kaluar dita e tetë nuk e fillojmë se s’ka efikasitet.
Një njeri që ka problem në veshka ti shkon i jep ibuprofen me doza të larta. I ke krijuar një problem të madh në veshka. Të gjithë janë të zotë kur japin terapitë, por në momentin ku shikon efektet anësore të ilaçeve duhet të vesh ë unë trupin. Remdesivir jep plotë efekte anësore sidomos në veshka. Shumicat e ilaçeve dalin jashtë nëpërmjet mëlçisë dhe veshkave. Është mirë që kolegët e ki ta mendojnë para se të japin një ilaç.
Puna e parë ke temperaturë pi paracetamol, apo ibuprofen nëse s’ke problem në veshka. E dyta, një oksimetër, nuk ka nevojë ta blesh 70 euro, blej një më të lirë. Nëse këto parametra janë të modifikuar dhe të ulet sokigjeni në gjak duke ecura duhet të flasësh me mjekun.
Nëse mjeku të jep direkt antibiotikë që të jep ilaçe të shtrenjta e ndërroni. Vazhdon të jetë ky trend në Shqipëri. Nuk është antibiotiku ai që të shpëton. Është mentaliteti, nuk mund ta ndryshojmë”, tha ai.