Lëvizja Antibixhoz kërkon mbylljen objekteve për lojëra të fatit, ashtu sikurse objketet hotelierike. Sipas tyre, mbyllja e kafeneve,r estoranteve dhe lokaleve tjera pas orës 21:00 ka bërë të shtohet frekuentimi i rinisë nëpër objekteve të lojërave të fatit.
“Ne si Lëvizje Anti Bixhoz reagojmë ashpër ku Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbyllë vendet për frekuentimin e rinisë,siç janë restorantet dhe kafinetë,në anën tjetër lejon punën e kazinove dhe objekteve tjera të lojërave të fatit”, thonë nga Lëvizja Anti Bixhoz.
Ata më tej pohojnë se ka metoda dhe mënyra të ndryshme që të joshet rinia për të qëndruar në këto lokale të lojërave të fatit. Mos mbyllja e objekteve të lojërave të fatit sipas tyre mund të të jetë burim i përhapjes së virusit.