Ballina Aktualitet Shqipëri Sporti shqiptar në zi/ Shuhet Haki Agalliu, legjenda e peshëngritjes

Sporti shqiptar në zi/ Shuhet Haki Agalliu, legjenda e peshëngritjes

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Haki Agalliu, një nga legjendat e peshëngritjes shqiptare.

Karrierën e tij si peshëngritës e ka zhvilluar te Partizani, teksa më pas ka qenë trajner i “Demave” dhe kombëtares shqiptare.

Agalliu mban rekordin si trajneri më afatgjatë në sportin e shtangës ku kemi nxjerrë shumë emra të mëdhenj dhe kampionë.

Më vonë ka mbajtur postin e anëtarit të Komitetit Drejtues në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes për një periudhë 8-vjeçare.

Agalliu u dekorua edhe nga EËF (Federata Europiane e Peshëngritjes) në vitin 2008. /abcnews.al