Ballina Bota Përfundon muri 18 km i gjatë në kufi mes Turqisë dhe Iranit

Përfundon muri 18 km i gjatë në kufi mes Turqisë dhe Iranit

Turqia ka përfunduar ndërtimin e barrierës së sigurisë prej 81 kilometrash në kufirin me Iranin. Lajmi është konfirmuar me anë të një mesazhi në Twitter, nga ministri i brendshëm turk.

Muri është ndërtuar përgjatë kufirit lindor drejt veri perëndimit të Iranit duke mbuluar rreth 15% të 534 kilometrash kufi mes dy vendeve.

Ai përbëhet nga blloqe çimentosh, tel me gjemba dhe një sistem vëzhgimi elektronik me telekamera.

Punimet zgjatën dy vite. Sipas ministrit të brendshëm turk, barriera do të shërbejë për të ndaluar kërcë*nimet e organizatës ter*roriste. Ky term përdoret nga autoritetet e Ankarasë, për partinë kurde të PKK dhe grupet e lidhura me ‘të.

Një mur i ngjashëm është ndërtuar dhe në pjesën më të madhe të kufirit të Turqisë me Sirinë./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews