Presidenti Donald Trump thotë se avokati i tij personal Rudy Giuliani ka dalë pozitiv për Covid-19.
Presidenti amerikan shkroi në një postim në Twitter: “Urim sa më të shpejtë, Rudy, ne do të vazhdojmë gjithmonë përpara më të fortë!”
Giuliani, i cili ka udhëhequr sfidat ligjore të fushatës Trump për rezultatet e zgjedhjeve 2020, është personi i fundit në rrethin e ngushtë të presidentit që është infektuar me Covid-19.
Presidenti dhe ekipi i tij janë kritikuar për shmangien e udhëzimeve të sigurisë. Trump ishte i sëmurë me koronavirus në tetor, raporton BBC.
Pothuajse 14.6 milion njerëz janë infektuar me Covid-19 në SHBA, sipas Universitetit Johns Hopkins, dhe 281 234 njerëz kanë vdekur – e këto shifra rekord në botë.
Të Dielën, Dr. Deborah Birx, koordinatori i forcës së koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, kritikoi administratën Trump në lidhje me pandëminë.
Ekspertët kanë thënë se SHBA po përballet me një valë të paparë të koronaviriusit dhe se ky është ndër problemet kryesore në vend.