Ballina Argëtim Kuriozitete Burri që “shëtiti rreth tokës” pa u larguar nga qyteti

Burri që “shëtiti rreth tokës” pa u larguar nga qyteti

Vinod Badjaj eci më shumë se 40,075 km në katër vjet në Limerick, në perëndim të Irlandës, një shifër që korrespondon me perimetrin e Tokës. Irlandezi me origjinë nga India, vendosi të bënte shëtitje të gjata në 2016-ën, kur vuri re se kishte shtuar shumë peshë. Ai instaloi gjurmuesin në telefon dhe filloi të ecte për disa orë në ditë.

Kur Vinod kaloi distancën që korrespondonte me perimetrin e Hënës, ai i vuri vetes një qëllim të ri – të “kapërcente” perimetrin e Marsit, dhe pastaj Tokës. Bajaj arriti rezultatin, pasi kishte bërë më shumë se 54.6 milion hapa në 8.322 orë dhe kishte djegur pothuajse 1.5 milion kalori në më pak se 1.500 ditë. /abcnews.al