Nisja e reshjeve të dëborës, prej katër ditësh në parkun kombëtar të Valbonës ka shkaktuar probleme me furnizimin me energji.
Nga stuhite e forta të dëborës janë rrëzuar shtyllat dhe janë dëmtuar linjat në rrjetin e brendshëm.
Pa energji kanë mbetur edhe disa fshatra të thellë në njësinë administrative të Lekbibaj.
Temperaturat në këtë zonë janë mjaft të ulëta ndërsa trashësia e borës bën të pamundur çdo lëvizje. Punonjësit e OSHEE kanë shkuar në zonë, por siç mësohet nuk kanë mundur të rikthejnë energjinë për shkak të motit të keq dhe terrenit të vështirë.
Tetova News në YouTube:
Të dielën, defekte pati edhe në Kukës dhe fshatrat përreth. /abcnews.al














