Ballina Argëtim 2020-ta ishte viti i Dua Lipës, kap majat e suksesit në “Billboard”

2020-ta ishte viti i Dua Lipës, kap majat e suksesit në “Billboard”

Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për Dua Lipën. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka qenë mjaft aktive në muzikë dhe javë pas jave është renditur në krye të listave botërore. “Billboard” ka bërë një përmbledhje të arritjeve të Dua-s për këtë vit, duke kryesuar disa nga listat më të rëndësishme.

Këngëtarja e hitit “Levitating” zuri vendin e parë në listën “Adult Top 40 Artist”, vendin e parë në “Dance/Mix Show Airplay Artist” si dhe në listën “Dance/Mix Show Airplay Song”. Përpos kësaj, kulmin e suksesit për 2020-ën, Dua e arriti pas 6 nominimeve për Grammy, krah emrave të mëdhenj botërorë si Beyonce dhe Taylor Swift.

Tre nga nominimet ishin për albumin “Future Nostalgia” si rekordi e vitit, albumi e vitit dhe albumi më i mirë vokal pop. Dy nominime mori për këngën “Don’t Start Now” si kënga e vitit dhe performanca më e mirë solo pop. Një tjetër nominim shkoi për duetin me J Balvin “Un Dia” si “Bashkëpunimi më i mirë pop”. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews