Ballina Bota GROPA gjigante përpiu fshatin norvegjez, 10 persona ende të ZH D U...

GROPA gjigante përpiu fshatin norvegjez, 10 persona ende të ZH D U K U R (FOTO/VIDEO)

Shpëtuesit suedezë dhe qenë të trajnuar norvegjezë kanë filluar një kërkim të rrezikshëm në terren për 10 persona të zhdukur pasi një kodër u shemb në Norvegji.

Ndërkohë në fshatin ku ndodhi ngjarje rreth 25 km larg Osl po bien reshje të shumta dëbore.

Komandanti i policisë Roy Alkvist tha se një ose dy shtëpi në humnerë dukeshin të sigurta për shpëtuesit që të hynin.

Helikopterët kanë kërkuar në skenën e rrëshqitjes së tokës të mërkurën. Një qen i zhdukur u shpëtua të enjten.

Në operacionin e së premtes, shpëtuesit suedezë dhe kolegët e tyre norvegjezë po përgatisin një automjet të ushtrisë të quajtur “paver”, i cili ka një urë gjigande çeliku mbi të cilën mund të lëvizin shpëtuesit.

Sidoqoftë, kushtet nuk janë të mira që makineria prej 50 tonësh të vendoset.

https://youtu.be/7lh8z0GnPGk