Ballina Bota Kongresi miraton Joe Biden si President të ri

Kongresi miraton Joe Biden si President të ri

Kongresi miratoi këtë të enjte në një sesion të përbashkët të dy dhomave asaj të Përfaqësuesve dhe Senatit, zgjedhjen e Joe Biden si President i 46 i Shteteve të Bashkuara.

Pas mësymjes së dh u n sh m e dhe të paprecedentë të mbështetësve të tij në Kongres, që çoi në pezullimin e përkohshëm të seancës së certifikimit të fitores së demokratit Biden, Presidenti në detyrë Donald Trump premtoi se më 20 Janar do të ketë një kalim të rregullt pushteti tek pasardhësi i tij. Përmes një deklarate për shtyp të publikuar nga mediat, Trump shprehet se nuk e njeh fitoren e Biden dhe se ky ishte vetëm fillimi i betejës.

4 persona u  v r a n ë  gjatë trazirave që shkaktoi mësymja e mbështetësve të Trumpit brenda në Kongres. Mes tyre, viktima e parë ishte Ashli Babitt 35 vjeç veterane e forcave ajrore ushtarake ku ka shërbyer për 14 vjet. Ajo u  q ë ll u a  për  v d e k j e  nga forcat e sigurisë. 52 protestues u  a rr e s t u a n. Mbështetësit e Trumpt hynë deri në sallën e Senatit.

Punimet u rikthyen pasi  f o r c a t  speciale nxorrën jashtë dhe shpërndanë manifestuesit. Kundër  dh u n ë s  u shprehën edhe shumë anëtarë republikanë të Kongresit, zv/Presidenti Pence e shumë të tjerë.

Kelly Loeffler: Kur mbërrita nga Uashingtoni, isha plotësisht e bindur ta kundërshtoja certifikimin e votave të Kolegjit. Por pas këtyre ngjarjeve detyrohem ta rishikoj vendimin dhe me ndërgjegjie të pastër nuk mund të votoj kundër certifikimit.

Mitt Romney: Ajo që ndodhi këtu ishte  k r y e n g r i t j e  e nxitur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Ishte  s u l m  i paprecedent në histori ndaj demokracisë tonë. Besoj që mënyra më e mirë për të respektuar votuesit është t’u themi të vërtetën, të pranojmë fituesin.

Senatori republikan Adam Kisinger shkoi edhe më tej teksa i bëri thirrje zv/Presidentit Mike Pence që të aktivizojë Amendamentin 25, i cili e përcakton Presidentin të paaftë për të kryer detyrën.

“Fatkeqësisht, u pa se Presidenti ka abdikuar nga detyra e tij për të mbrojtur popullin amerikan dhe Kongresin. Është koha për të aktivizuar Amendamentin e 25-të dhe t’i japim fund këtij makthi”.

Në një letër drejtuar Pence, edhe demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve kërkuan gjithashtu shkarkimin e parakohshëm të Trump duke pretenduar se ai kishte nxitur një  k r y e n g r i t je  dhe nuk është “mendërisht i shëndetshëm”.

Zv/Presidenti Pence hodhi poshtë kërkesën e shefit të tij për të mos nisur seancën e certifikimit të rezultatit, ndërsa anëtarët e Kongresit kundërshtuan parregullsitë e pretenduara në 6 shtetet federale. Trazira nuk pati vetëm në Uashington por edhe në disa kryeqendra të shteteve federale.