Ballina Aktualitet Opinione New York Times: Trump të shkarkohet e D Ë N O H...

New York Times: Trump të shkarkohet e D Ë N O H E T! Tani!

Opinion nga Bret Stephens, ish-kryeredaktor i Jerusalem Post

Trump është tepër i  rr e z i k sh ë m  për t’u lënë në zyrë edhe minutë më shumë.

Ne fakt nuk ishte e vështirë të shihej as më herët se do të përfundonte kështu siç përfundoi.

Donald Trump është  z j a rr v ë n ë s i  i qëllimshëm i Amerikës, i cili vuri  sh k r e p s e n  nga poshtë qilimit kushtetues të republikës.

Detyra e Kongresit dhe e Senatit të SHBA, pas çertifikimit të fitores së Joe Biden është shkarkimi dhe  p a d i t j a  e presidentit, e madje ndalimi i marrjes se një posti publik prej tij në të ardhmen.

Të lejosh që Trump të përfundojë mandatin e tij, sado i shkurtër që ishte ai, do të thotë të copëtosh reputacionin tonë si demokraci dhe t’i shmangesh të vërtetës së pashmangshme të  s u l m i t  ndaj Kongresit, si një akt i  dh u n sh ë m   t r a dh t i e  nga një president  i m o r a l, i paligj dhe i  t m e rr sh ë m.

Që prej daljes së tij si kandidat kryesor republikan në 2015, shihej  n a r c i z i z m i  i tij, a rr o g a n c a  në biznes, në  m a rr ë dh ë n i e t  personale e në politikë.

Ai nuk kishte ide por  m a sh t r i m e. Kishte turma por nuk kishte karakter. Kishte besim të  p a t u r p  në vetvete dhe këtë u lejoi dhe mbështetësve të tij.

Amerika e vitit 2015 kishte shumë probleme që ishin injoruar prej kohësh, të cilat ishin pjekur për shfrytëzim nga populizmi.

Por problemi më i madh i atij viti ishte një parti e madhe politike që kapitulloi ndaj një  rr u g a ç i, dhe në vitet në vijim gjithnjë e më shumë ata e falnin, e justifikonin dhe bashkëpunonin duke celebruar rrugaçërinë e tij.

Mike Pompeo për shembull, servili ynë sekretar shteti që në mars 2016 paralajmëroi se Trump do të ishte një “president autoritar që do të injoronte kushtetutën,” dhe që para fitores së Biden në nëntor premtoi një “tranzicion të butë drejt një administrate të dytë Trump.”

Partia Republikanë tashmë po shkon drejt pikës së pariparueshme morale. Këtë e them si dikush që deri në vitin 2016, kishte votuar vetëm për republikanët dhe që shpresonte që ata të merrnin senatin, për të detyruar administratën e Biden më shumë drejt qendrës.

Por tashmë nuk mund të neglizhohet masa e bashkëfajësisë së liderëve të tjerë të partisë republikane dhe brohoritësve të tyre në mediat e djathta amerikane, të cilët krijuan atmosferën politike për ngjarjen ‘gotike’ të djeshme në Capitol.

M a sh t r u e s i t  e ligjshëm si Rudy Giuliani e Mark Levin, që nxisnin pretendimet e manipulimeve elektorale, janë bashkëfajtorë, ashtu si dhe konservatorët e tjerë “me mendje të kthjellët” që nxitën presidentin “të ndjekë të gjitha opsionet ligjore”, duke e ditur se ishin gënjeshtra.

126 republikanët që nënshkruan  p a d i n ë  për refuzimin e rezultatit të zgjedhjeve në Texas janë bashkëfajtorë. Ted Cruz, të cilin më parë e kam përshkruar si “gjarpër i lyer me vaselinë” duket se ishte akoma më keq.

Mike Pence, i cili bënte humor me fantazitë e Trump deri në momentin e të vërtetës, është bashkëfajtor.

Këta sharlatanë që tashmë po përpiqen të distancohen nga  dh u n a  e të mërkurës me disa komente të kujdesshme në rrjetet sociale, i kanë bërë më shumë dëme Kongresit sesa turma që e  sh k a t ë rr o i  fizikisht. Dyert e thyera mund të rregullohen, por palët e thyera jo dhe aq kollaj.

Për pesë vjet republikanët lejuan që presidenti të degradonte kulturën politike, duke normalizuar sjelljen e tij. Për pesë vjet ata e lejuan t’i shpallte  l u f t ë  normave e institucioneve demokratike.

Për pesë vjet ata trajtuan mitingjet e tij si karnavale të demokracisë, dhe jo si një terren për sundimin e turmave.

Ata menduan se kjo nuk ka problem, por të mërkurën “pulat e tyre u rritën e u poqën”.

Çdo shoqëri e moralshme varet nga aftësia e saj për t’u  sh o k u a r  nga sjelljet  sh o k u e s e, ndërsa presidenca e Donald Trump ka qenë një  s u l m  ndaj kësaj ideje.

Për mua ka vetëm një përshkrim; P a d i t j e  dhe largim nga zyra tani, të ndalohet përgjithmonë nga postet publike, që çdo amerikan ta kuptojë se në epokën e Trump janë disa gjëra që nuk mund të lejohen, kryesorja e të gjithave, vetë ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews