Shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë rajonin e Tetovës gjatë ditëve që lam pas ka bërë që lumi Shkumbin, ai në Reçicë dhe Poroj të dalin nga shtrati i tyre dhe për pasojë të vërshojnë tokat në rajonin e Pollogut. Pamjet tregojnë se në fshatin Falishtë tokat e bujqve janë mbushur me ujë.
Mijëra hektarë tokë janë vërshuar këtu në fshatin Falishtë të Komunës së Tetovës, bujqit nuk duan të flasin para kamerave por thonë se toka e tyre është dëmtuar nga mospastrimi i Lumit Shkumbin dhe hedhja e mbeturina nga qytetarë të pandërgjegjshëm.
Nga Komuna e Tetovës thonë se kanë dalë në terren dhe janë duke punuar për qetësimin e situatës.
“Nga orët e para të mëngjesit ekipet e ndërmarrjes komunale dhe zjarrëfikësit e Tetovës janë duke i sanuar dëmet që janë bërë në terren dhe janë duke larguar ujin nga këto terrene”, tha Snexhana Novakovska – zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
Por pamjet dhe pronarët e tokave thonë të kundërtën. Në afërsi të fshatit Falishtë pronari i një toke thotë se deri më tani askush nuk ka qenë të shohë gjendjen ndërsa pamjet flasin se tokat akoma janë duke u vërshuar nga uji.
“Ka hyrë në fushë e ka mbushur gjithë fushën me ujë dhe rërë. Është toka ime e kam dhënë me qira, jo nuk ka qenë askush, isha atje tani”.
Rritje të nivelit të ujit ka edhe në Lumin Varadr që kalon në fshatin Jegunovc , ndërsa nëse vazhdojnë reshjet e shiut në këtë komunë mund edhe të dalë situata nga kontrolli. Nëse vazhdojnë të reshurat e shiut edhe gjatë ditëve në vazhdim, rrezikohen edhe vendbanime të tjera.