Dje (11 janar), rreth orës 17 e 40 minuta, në magjistralen Tetovë-Gostivar, në afërsi të Zherovjanit, ka ndodhur një a k s i d e n t trafiku, në të cilin janë përfshirë tre automjete: një makinë e tipit “BMW” me targa të Sllovenisë, e drejtuar nga një 34 vjeçar me inicialet A.L. nga Tetova, një makinë e tipit “Audi“ me targa të Kroacisë e drejtuar nga S.S. (45) nga Piroku i Tetovës dhe makina e tipit “Renault” me targa të Sllovenisë, e drejtuar nga personi me inicialet B.B. (40 vjeç) nga Negotina e Pollogut, njofton SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.
Në a k s i d e n t, pasagjeri në “BMW” H.H. (41) nga fshati Pirok dhe shoferi i makinës “Audi” S.S. (45) kanë marrë l ë n d i m e të rënda t r u p o re, kurse shoferi i makinës “BMW” dhe pasagjerët e të njëjtës makinë D.I. (49) nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës dhe S.M. (39) nga fshati Pirok kanë p ë r f u n d u a r me l ë n d i m e t r u p o r e. Të gjithë të l ë n d u a r i t janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim mjekësor.
Inspektimin në vendin e ngjarjes kryer ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, në të cilin ishin dëmtuar rrethoja prej telit mbrojtës dhe pajisjet e tjera të trafikut./TetovaNews