Ballina Bota Moti i keq ‘ngrin’ Spanjën, termometri shënon temperaturat më të ulëta prej...

Moti i keq ‘ngrin’ Spanjën, termometri shënon temperaturat më të ulëta prej 2 dekadash

Spanja është ‘dridhur’ nga i ftohti i acartë, me termometrin që ka regjistruar temperatura nën zero.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase temperaturat ranë në -25.4 gradë celcius në qytetin Bello, qytet i vendosur në një rajon malor në lidnej të kryeqytetit Madrid, të njohur si Siberia Spanjolle.

Në Madrid, temperaturat ranë në minus 10.8 gradë celsius, niveli më i ulët në gjysmë shekulli, me aeroportin e kryeqytetit Barajas që regjistroi minus 13.2 gradë celsius.

“Që nga viti 1920, ka pasur vetëm 15 ditë që kanë qenë më të ftohta,” thuhet në njoftimin e faqes sinoptikane të Madridit.

Ngrirja e madhe tani ka ndërlikuar përpjekjet për të pastruar rrugë të panumërta të bllokuara nga bora, por autoritetet filluan punën e tyre sot për të pastruar rrugët nga akulli dhe pemët e rëna pavarësisht nga i ftohti brutal.

https://youtu.be/sXX-h5qb-J0