Ballina Aktualitet Ndahet nga jeta profesori Hatip Useini, telegram ngushëllimi nga Universiteti i Tetovës

Ndahet nga jeta profesori Hatip Useini, telegram ngushëllimi nga Universiteti i Tetovës

Të nderuar miq,
përmes këtij telegrami ngushëllimi, në emër të Universitetit të Tetovës, shprehi dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Doc. Dr. Hatip Useinit, profesorit tonë të Fakultetit të Shkencave Matematike –Natyrore.

Profesor Useini së bashku me brezin e tij, kanë merita të mëdha dhe kontribut të çmuar në edukimin dhe arsimimin e disa gjeneratave të Universitetit tonë.

Si një intelektual i dalluar dhe si një ligjërues i ditëve të para në Universitetin e Tetovës, Doc. Dr. Hatip Useini me punën dhe përkushtimin ndaj arsimit të lartë në gjuhën shqipe, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në programin studimor të Fizikës të FSHMN-së.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, kolegët, miqtë, studentët dhe mbarë opinionin publik.
U prehtë në paqe!

Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës

Sot është ndarë nga jeta Prof.Hatip Useini. Ikja e tij për mua është e dhimbshme jo vetëm sepse unë kam pasur mundësinë ta njoh si një personalitet pedagogjik e shkencor, por kam pasur fatin ta kem si pjesë të familjes time…
Zoti e pastë afër këtë njeri i cili ka skalitur në zemrën time një vend të veçantë…/Arben Taravari

Me keqardhje e mora lajmin për  v d e k j e n  e Profesorit Hatip Useini. Vdekja e profesor Hatipit, është humbje jo vetëm për familjarët dhe të afërmit, por një dhimbje e madhe për tërë qytetin e Gostivarit.

Do ta kujtoj gjatë gjithë jetës sime, pasi që ka qenë profesori im, ka qenë kolegu im. Profesor Hatipi ka qenë bashkëshort i një gruaje shumë të afërt për familjen time, babai i shokut tim, vjehrri i shoqes sime të ngushtë. Ka qenë një fizikan i jashtëzakonshëm. Person me një stil të veçantë. Çdoherë me kënaqësi bënim muhabet qoftë për shkencë, qoftë për aktualitetet politike dhe shoqërore. Çdoherë do ta kujtoj kreativitetin e tij të jashtëzakonshëm dhe këshillat që na i jepte.
U prehsh në paqe i dashur profesor!/Halil Snopçe

@tn.lajmelokale
@tetovanews