Prej ditësh moti i keq ka përfshirë edhe Kosovën.
Që prej pasdites së 6 janarit disa zona të vendit janë nën pushtetin e ujit dhe deri më tani raportohet për dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo persona të lënduar.
Kjo situata ka shkaktuar probleme në rrugët e qytetit, ndërsa ky vërshim i rrugës ka sjellë mbyllje të pikës kufitare “Dheu i Bardhë”.
Ndërkaq Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka pasur probleme. duke anuluar disa fluturime, për shkak se në pajisjet e navigimit është futur uji si pasojë e reshjeve të shiut.
Zëdhënësi i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Driton Ujkani, për ka thënë se për fat të mirë defektet teknike janë evituar dhe fluturimet janë rikthyer.
Në disa komuna janë shembur ura e madje edhe janë dëmtuar rëndë pjesë të rrugëve të asfaltuara gjatë ditëve të fundit, kurse ka vazhduar edhe sot evakuimi i familjeve, të cilat janë prekur nga vërshimet.
Komuna e Drenasit është në mesin e shumë komunave të cilat janë goditur vërshimet, ku si pasojë e situatës së krijuar janë evakuuar 14 familje.
Evakuimi i disa familjeve ka ndodhur edhe në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, ku ekipet e shpëtimit kanë evakuuar banorët me barka për t’i zhvendosur në një zonë më të sigurt, pasi nëpër shtëpitë e tyre ata thonë se më nuk ka as ujë të pijshëm e as energji elektrike.
Disa komuna kanë formuar tashmë grupe punuese për menaxhimin e situatës, ndërkaq në këtë proces është përfshirë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, veprim ky që u kritikua nga njohësja e çështjeve të sigurisë, Besa Kabashi-Ramaj.
Në Komunën e Fushë Kosovës janë përmbytur shumë rrugë. Raportohet se bodrumet e banesave janë mbushur me ujë, ndërsa shumë vetura janë mbytur.
https://youtu.be/TsAdfx7qS10