Teksa Shqipëria po kalon ditë të ftohta e me reshje dëbore në disa qytete, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar mbi parashikimin e motit për këtë javë. Gjatë ditëve të para moti do të jetë i qëndrueshëm por me temperatura të ulëta. Gjatë të mërkurës, sipas SHMU-së, do të ketë shtim të vranësirave por me reshje me intensitet të ulët.
Teksa Shqipëria po kalon ditë të ftohta e me reshje dëbore në disa qytete, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar mbi parashikimin e motit për këtë javë.
Gjatë ditëve të para moti do të jetë i qëndrueshëm por me temperatura të ulëta. Gjatë të mërkurës, sipas SHMU-së, do të ketë shtim të vranësirave por me reshje me intensitet të ulët.
Edhe e enjtja do të mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta në veri dhe jug të vendit. Në lartësitë mbi 1000 metër në zonat malore do të ketë reshje dëbore.
Dita e premte parashikohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar. Ndërsa të shtunën do të rritet intensiteti i reshjeve të shiut sidomos në zonat malore të vendit tonë.
Gjithashtu gjatë fundjavës pritet të ketë erë të fortë dhe intensive me drejtim nga kuadrati i jugut problematike në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare duke u shoqëruar me valëzim të forcës 5 deri në 7 ballë.
Njoftimi i plotë i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak:
Përshëndetje nga Sh.M.U dhe më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit për këtë javë! Duke bërë një panoramë të përgjithshme rreth parashikimit të motit për këtë javë ajo që vihet re është moti me luhatjet e tij. Më konkretisht: Ditën e nesërme (Martë) moti parashikohet i kthjellët dhe i acartë me temperatura në vlera negative në orët e mëngjesit.
Mesi i javës sjell ndryshime si në fushën termike ashtu dhe pranisë së reshjeve. Nga e Mërkura parashikohet shtim i vranësirave si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Temperaturat do të pësojnë rritje duke mbetur në vlera negative vetëm në zonat malore.
Ditën e Enjte do të mbeten prezente vranësirat si dhe reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në veri dhe jug. Në lartësitë mbi 1000 metër në zonat malore reshje të dobta dëbore. Dita e Premte parashikohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar. Në lartësitë mbi 900 metër në zonat malore reshje të dobta dëbore.
Për tu theksuar është dita e Shtunë pasi parashikohet me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar, ndërsa në zonën e veriut dhe atë jugore reshjet e shiut do të jenë me intensitet të lartë. Në lartësitë mbi 500 metër në veri – verilindje dhe lartësitë mbi 800 metër në juglindje reshje të dendura dëbore. Dita e Premte dhe e Shtunë pritet të kenë erë të fortë dhe intensive me drejtim nga kuadrati i jugut problematike në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare duke u shoqëruar me valëzim të forcës 5 deri në 7 ballë!!!
Përshëndetje nga Sh.M.U dhe më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit për këtë javë!
Duke bërë një panoramë të…
Posted by Sherbimi Meteorologjik Ushtarak-Faqja zyrtare on Monday, January 18, 2021