Ballina Argëtim Kuriozitete Studimi: Pse disa njerëz mund të “dëgjojnë” zërat e të vdekurve

Studimi: Pse disa njerëz mund të “dëgjojnë” zërat e të vdekurve

Shkencëtarët kanë identifikuar tiparet, që mund ta bëjnë një person të ketë më shumë të ngjarë të pretendojë se dëgjon zërat e të vdekurve. Sipas hulumtimit më të ri, përvojat e pazakonta të dëgjimit në fëmijëri, dhe një ndjeshmëri e lartë ndaj halucinacioneve dëgjimore, ndodhin që të gjitha më shumë tek mediumet e vetë-përshkruara sesa popullata e përgjithshme.

Studiuesit thonë se gjetje të tilla mund të na ndihmojë të kuptojmë më mirë halucinacionet shqetësuese të dëgjimit, që shoqërojnë sëmundje mendore si skizofrenia. Përvojat spiritualiste – përvoja e të parit apo dëgjuarit e diçkaje në mungesë të një stimuli të jashtëm, dhe që u atribuohet shpirtrave të të vdekurve – është me interes të madh shkencor, si për antropologët që studiojnë përvojat fetare dhe shpirtërore, ashtu edhe për shkencëtarët që studiojnë përvojat patologjike haluçinogjene.

Në veçanti, studiuesit do të donin të kuptonin më mirë se pse disa njerëz me përvoja dëgjimore tëtilla, raportojnë një përvojë spiritualiste, ndërsa të tjerët i konsiderojnë ato si shqetësuese, dhe nisin të kurohen për probleme të shëndetit mendor.

“Spiritualistët priren të raportojnë përvoja të pazakonta dëgjimore të cilat janë pozitive, fillojnë herët në jetë, dhe të cilat shpesh janë në gjendje që t’i kontrollojnë”- thotë psikologu Peter Mozlei nga Universiteti Northumbria në Britaninë e Madhe.

Ai dhe kolegu i tij Adam Pauell i Universitetit Durham po nëMbretërinë e Bashkuar, rekrutuan dhe anketuan 65 mediume nga Unioni Kombëtar i Spiritualistëve, dhe 143 qytetarë të rekrutuar përmes mediave sociale, për të përcaktuar se çfarë i diferenconte spiritualistët nga publiku i gjerë, që zakonishtnuk raporton dëgjimin e zërave të të vdekurve.

Në përgjithësi, 44.6 për qind e piritualistëve raportuan se dëgjonin çdo ditë, dhe 79 për qind thanë se përvojat ishin pjesë e jetës së tyre të përditshme. Dhe ndërsa shumica raportuan se dëgjonin zërat brenda kokës së tyre, 31.7 përqind raportuan se zërat vinin edhe nga jashtë.

Rezultatet e sondazhit ishin mbresëlënëse. Krahasuar me popullsinë e përgjithshme, spiritualistët raportuan një besim shumë më të lartë tek paranormalja, dhe kishin më pak gjasa të shqetësoheshin për atë që mendonin për ta njerëzit e tjerë.

Spiritualistët e kishin pasur në përgjithësi përvojën e tyre të parë dëgjimore në moshë të re, mesatarisht 21.7 vjeç, dhe raportuan një nivel të lartë të përthithjes. Ky është një term që përshkruan zhytjen totale në detyrat, aktivitetet mendore apo gjendjet e ndryshuara, dhe sa efektiv është individi në rregullimin e botës përreth tij.

Përveç kësaj, ata raportuan se ishin më të prirur për përvoja të ngjashme me halucinacionet. Studiuesit vunë në dukje se ata zakonisht nuk kishin dëgjuar për spiritualizmin përpara përvojave të tyre; përkundrazi e kishin hasur atë teksa kërkonin përgjigje.

Në popullatën e përgjithshme, nivelet e larta të përthithjes sëgjërave të thella, ishin gjithashtu të ndërlidhura fort me besimin tek paranormalja, por ndjeshmëri të vogël ose aspak ndjeshmëri ndaj halucinacioneve dëgjimore. Dhe në të dyjagrupet, nuk kishte dallime në nivelet e besimit tekparanormalja dhe ndjeshmërisë ndaj haluçinacioneve vizuale.

Këto rezultate, thonë studiuesit, sugjerojnë që përjetimi i “zërave të të vdekurve” nuk ka të ngjarë të jetë rezultat i presionit të kolegëve, një konteksti pozitiv shoqëror apo sugjerueshmërie për shkak të besimit tek paranormalja. Në vend të kësaj, këta individë e adoptojnë spiritualizmin, pasi ai përputhet me përvojën e tyre, dhe është personalisht domethënës për ta. / Science Alert – Bota.al