Ballina Bota Grekët: Turqia kontrollon ekonomitë e Shqipërisë dhe Maqedonisë, duhet të fuqizohemi në...

Grekët: Turqia kontrollon ekonomitë e Shqipërisë dhe Maqedonisë, duhet të fuqizohemi në kufi

Prania e Turqisë në Shqipëri dhe Maqedoni ka shqetësua grekët, të cilët janë fuqizuar  u sh t a r a k i sh t  kohët e fundit pas tensioneve me Ankaranë për cështjen e detit.

“Një problem tjetër, kryesisht për Greqinë, është fakti që Turqia po depërton ekonomikisht në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Në fakt, një  f o r c ë  e përhershme  u sh t a r a k e  turke është vendosur në Shqipëri.

Marrëdhëniet e ngushta ekonomike midis Shqipërisë dhe Turqisë ishin gjithashtu të dukshme nga pritja madhështore e Presidentit Erdogan për kryeministrin shqiptar gjatë vizitës së tij në Ankara.

Turqia kontrollon kryesisht ekonomitë e dy vendeve të Ballkanit, pasi është investitori më i madh në Shqipëri dhe një nga më të mëdhenjtë në Maqedoni duke e bërë në thelb marrëveshjen e Prespës një orbitë të zbrazët.

Rezultati i kësaj situate është që Greqia ka shumë të ngjarë të ekspozohet në mbrojtje në kufi, në rast të një  i n c i d e n t i  të nxehtë apo edhe  l u f t e. Duhet epërsi  u sh t a r a k e  ndaj armiqve.

Një shembull për të ndjekur në këtë rast është doktrina mbrojtëse e Izraelit” thuhet ndër të tjera në artikullin e medias greke. / db/Abcnews.al