Ballina Sport “Duam Libertadores, do bëj më të mirën”, Sadiku flet si lojtar i...

“Duam Libertadores, do bëj më të mirën”, Sadiku flet si lojtar i Bolivar

Armando Sadiku ditën e djeshme zbarkoi në Bolivi, ku u prezantua si lojtari më i ri i Bolivar La Paz. Sulmuesi la Erzurumspor pas pak muajsh kur i ishte bashkuar dhe vendosi të jetë i pari shqiptar, që luan në Bolivi.

Gjatë prezantimit Sadiku tha fjalët e para si lojtar i klubit të njohur në Bolivi dhe u shpreh se do bëjë më të mirën për të zënë vendin e dytë (Bolivar renditet e treta), që të dërgon në Copa Libertadores, ekuivalent i Champions League në Europë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, të gjithë në klub më pritën shumë mirë, unë jam gati të zbres në fushë. Të gjithë duam të jemi në Copa Libertadores, prandaj jam këtu.

Do të maksimumin tim, do të jetë e vështirë të arrijmë objektivin tonë sepse tashmë kemi dy ndeshje të vështira përpara, por do të punojmë shumë për ta arritur atë”, u shpreh Sadiku. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews