Ishte në ditë si këto, kur pandemia nuk kishte rënë ende, që turma të mëdha njerëzish mblidheshin për të shijuar karnavalet më të famshme në botë.
Venecia ishte aq e populluar sa nuk mbetej centimetër katror i lirë për këdo që donte t’i bashkohej festës.
Por që nga rënia e pandemisë në Itali, fillimisht në rajonin e Lombardisë dhe më pas edhe në atë të Venetos, situata ka ndryshuar dhe qyteti i karnavaleve nuk është më i njëjti.
Sot, në ditën zyrtare të festës, askush nuk ndodhet në rrugë dhe mungojnë shenjat e gëzimit dhe maskimit.
Edhe pse eventi nuk është anuluar tërësisht, të shtunën nuk nisi asnjë aktivitet dhe gjithçka është tkurrur në takime virtuale që do të fillojnë javën e ardhshme.
E njëjta gjë do të ndodhë edhe me shumë evente të tjera, si karnavalet në Këln të Gjermanisë, një nga festat kryesore të Evropës, që është anuluar.
Po ashtu, e famshmja e Marta e Madhe në Nju Orlins do të kalojë pa paradën e zakonshme.
Megjithatë, që në nëntor, kur u bë e qartë se do të ishte një e martë e zymtë, një shoqatë nisi t’u bënte thirrje njerëzve që të angazhoheshin në mënyrë që rrugët të gjallëroheshin gjithsesi. Kështu, rreth 9 mijë shtëpi janë dekoruar. Në tërësi do të jetë një festë statike, por në një farë mënyre do të ketë edhe lëvizje.
Bonus Video:
https://youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JuWcUqLtxnXgcB6cJdWEte0