Ballina Shëndeti Studimi: Covid-19 përhapet më shumë përmes ajrit

Studimi: Covid-19 përhapet më shumë përmes ajrit

Në 1 vit pandemi, shumë prova janë të qarta. Koronavirusi SARS-CoV-2, transmetohet kryesisht përmes ajrit. Nga njerëzit që flasin dhe marrin frymë, dhe përhapin spërkla të mëdha dhe të vogla të quajtura aerosole.

Sipas studimit më të fundit të botuar në revistën “The Lancet”, prekja nga virusi nga sipërfaqet – edhe pse e besueshme – duket se është e rrallë. Por pavarësisht të dhënave më tëfundit, disa agjenci të shëndetit publik theksojnë ende se sipërfaqet paraqesin kërcënim, ndaj ato duhen dezinfektuar sa më shpesh.

Rezultati është një mesazh publik konfuz, në një kohë kur nevojiten udhëzime të qarta, se si cilat përpjekje dhe masa duhet të kenë përparësi për parandalimin e përhapjes së virusit.

COVID-19 rrallë përhapet përmes sipërfaqeeve. Atëherë pse po i pastrojmë kaq shumëambientet?

Në udhëzimin e saj më të fundit publik, të përditësuar tetorin e vitit të kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë këshilloi:“Shmangni prekjen e sipërfaqeve, veçanërisht në mjediset publike, sepse dikush i prekur me Covid-19, mund t’i ketë prekur ato më parë. Pastroni rregullisht sipërfaqet me dezinfektues standardë”.

Një përfaqësues i OBSH-së i tha “Nature” në janar, se ka prova të kufizuara të transmetimit të koronavirusit nëpër sipërfaqet e ndotura të njohur si ‘fomites’. Por ata shtuan se ato konsiderohen ende një mënyrë e mundshme e transmetimit, duke përmendur prova se SARS ‑CoV-2 RNA është identifikuar “në afërsi të njerëzve të infektuar me SARS-CoV-2”.

Dhe ndonëse Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Shteteve të Bashkuara (CDC), thonë në faqen e saj zyrtare në internet, se transmetimi përmes sipërfaqes “nuk mendohet të jetë një mënyrë e zakonshme e përhapjes së Covid-19”, shtojnë gjithashtu “dezinfektimi i shpeshtë i sipërfaqeve dhe objekteve të prekura nga shumë njerëz, është ende i rëndësishëm”.

Kjo mungesë qartësie në lidhje me rreziqet e ‘fomites‘– krahasuar me rrezikun shumë më të madh të paraqitur nga transmetimi përmes ajrit – ka pasoja serioze. Sepse njerëzit dhe organizatat, po vazhdojnë t’i japin përparësi përpjekjeve të kushtueshme të dezinfektimit, kur ata mund të vendosin më shumë burime për pajisjen me maskave, apo duke përmirësuar ventilimin e ambienteve.

Vetëm Autoriteti Tranzit Metropolitane i qytetit të Nju Jorkut në SHBA, vlerëson se kostot e tij vjetore të dezinfektimeve të lidhura me Covid-in, do të jenë afro 380 milion dollarë nga tani deri në vitin 2023. Në fundin e vitit të kaluar, autoriteti kërkoi nga qeveria federale e SHBA këshilla, nëse duhet të përqendrohet vetëm tek aerosolet.

Iu tha që të përqendrohej edhe tek ‘fomites’, dhe deri më tani ka drejtuar më shumë burime drejt pastrimit të sipërfaqeve, sesa në trajtimin e aerosoleve. Tani që është rënë dakord sevirusi transmetohet kryesisht përmes ajrit, përpjekjet për të parandaluar përhapjen e virusit duhet të përqendrohen në përmirësimin e ventilimit ose instalimin e pastruesve të ajrit, të testuara në mënyrë rigoroze. Njëkohësisht, agjenci të tilla si OBSH dhe CDC, duhet të përditësojnë udhëzimet e tyre mbi bazën e njohurive aktuale. / Nature – Bota.al