Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka pasur një mesazh për Lidhjen Demokratike të Kosovës, si ish-subjekti i saj që i takonte dikur.
Pas shifrave të cilat nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje të parën në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Vjosa Osmani tha se ky duhet të jetë mësim për LDK-në dhe subjektet tjera, që fjala e dhënë para qytetarëve nuk duhet të shkelet, njofton Klan Kosova.
”Shpresoj shumë që ky rezultat të jetë mësim për LDK-në por edhe për partitë tjera të cilat kanë marrë ndoshta rezultatin më të ulët në historinë e tyre, që fjala e dhënë para qytetarëve nuk duhet të shkelet por duhet të ruhet si e shenjtë”.
https://youtu.be/xDSSJdL6QqY