Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, se në 24 orët e fundit janë kryer 755 teste, dhe janë regjistruar 51 raste të reja me Kovid-19:
Shkup – 25, Prilep – 9, Kavadar – 7, Strumicë dhe Strugë – nga 2, Kumanovë, Shtip, Veles, Koçan, Kërçovë dhe Dellçevë – nga 1.
Janë regjistruar 308 pacientë të rikuperuar në:
Shkup – 135, Ohër – 36, Kavadar – 18, Strugë – 15, Veles – 14, Prilep – 12, Manastir – 10, Kriva Pallankë – 7, Tetovë dhe Negotinë – nga 6, Shtip – 5, nga 4 në Strumicë, Koçan, Dibër dhe Krushevë, nga 3 në Kumanovë, Kërçovë dhe Gostivar, nga 2 në Shën Nikollë, Gjevgjeli, Berovë, Probishtip, Vallandovë dhe Makedonski Brod, nga një në Radovish, Vinicë, Kratovë, Bogdanci, Demir Kapi, Pehçevë dhe Dojran.
Janë regjistruarr gjithsej 9 viktima. Ndërruan jetë 3 pacientë nga Prilepi, 2 pacientë nga Shkupi, dy nga Tetova dhe nga një pacientë nga Kumanova dhe Ohri. Pacientët janë të moshës 54-87 vjeç. Të gjithë pacientët ndërruan jetë në spital.