Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun radiolog në Berat, Gëzim Lamaj. Ai ishte 63-vjeç.
Mjeku ishte i shtruar prej ditësh në Spitalin Infektiv në Tiranë por nuk e ka mposhtur dot virusin COVID-19.
Lidhur me lajmin e hidhur kanë reaguar dhe miq e kolegë të tij me mesazhe ngushëllimi për familjarët në rrjetet sociale, por edhe ish-kryebashkiaku i Beratit dhe njëherësh deputet, Fadil Nasufi.
“Berati zgjohet sot me një lajm trishtues dhe tepër t r o n d i t ë s! Ndahet nga jeta pas një beteje me Covid -19 Dr Gëzim Lamaj, Mjek radiolog! Njeri i mrekullueshëm, humanist i rrallë si ai, gojëmbel, fytyrëqeshur, model i mirësisë dhe i përkushtimit ndaj qytetarëve të Beratit! Na janë shteruar fjalët nga h e l m i i përditshëm i v d e k j e s! Ndarja nga jeta e Dr Gëzimit, pikëllon gjithë qytetarët beratas dhe bluzat e bardha.
Është hidhërim i pa ngushëllueshëm, por edhe apel për kujdes nga ky virus vrastar!
Ngushëllime Dr Anilës për humbjen e bashkëshortit dhe djalit Renatos për humbjen e babait! Të prehet në paqe Dr Gëzim Lamaj! Lamtumirë Mik i cmuar!.”- shkruan Nasufi në Facebook.
Lamaj punonte prej vitesh në spitalin rajonal të Beratit si ekografist dhe radioskopi.