Ballina Top Lajm Situata nga pandemia, liderët e BE: Nuk është momenti për të lehtësuar...

Situata nga pandemia, liderët e BE: Nuk është momenti për të lehtësuar masat

Vendet e Bashkimit Europian theksuan njëzëri se nuk është momenti për lehtësim të masave të marra kundër Vovid-19.

“Situata epidemiologjike mbetet serioze dhe variantet e reja paraqesin sfida shtesë”, thanë krerët e shteteve dhe qeverive europiane në një njoftim për shtyp, pas një samiti me videokonferencë.

“Për këtë arsye, ne duhet të mbajmë kufizime të forta, ndërsa rrisim përpjekjet tona për të përshpejtuar dërgesat e vaksinave”, shtuan ata.

Në këtë pikë i bëhet edhe një herë apel kompanive të respektojnë kontratat dhe agjencive të nxitojnë në certifikimin e vaksinave të disponueshme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews