Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, të mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Shkup sonte, 12 Mars 2021 në 20:40, regjistroi një seri tërmetesh në rajonin Tetovë-Gostivar me një epiqendër 65 km në jugperëndim të Shkupit.
Tërmeti më i fortë ishte ai me magnitudë lokale të shkallës Rihter ML4.6.
Sipas të dhënave të mëparshme, ky tërmet më së shumti është ndjerë nga banorët në Mavrovë, Dibër, Gostivar, Tetovë dhe Kërçovë me intensitet të shkallëve V-VI sipas shkallës makrosizmike evropiane, dhe në pjesë të tjera me intensitet të shkallëve III-IV sipas të njëjtës shkallë.
Tërmeti i orës 22:28, i cili ishte nga e njëjta zonë dhe epiqendër dhe me magnitudë lokale të shkallës Rihter ML4.4, sipas të dhënave të deritanishme, është ndjerë më fortë nga banorët në Mavrovë, Dibër, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë me intensitet të shkallëve IV-V sipas shkallës makrosizmike evropiane.
Телеметриската сеизмолошка мрежа на Република Македонија, со станици во Скопје, Валандово, Охрид, Штип и Пехчево, одржувана од Сеизмолошката опсерваторија при Природно-математичкиот факултет во Скопје, вечерва, 12.03.2021 година во 20 часот и 40 минути, регистрира серија на земјотреси од епицентралното подрачје Тетово-Гостивар со епицентар на 65km југозападно од Скопје.
Најсило беше почувствуван земјотресот со локална Рихтерова магнитуда ML4.6.
Според досегашните податоци овој земјотрес беше најсилно почувствуван од населението во Маврово, Дебар, Гостивар, Тетово и Кичево со интензитет од V-VI степени според Европската макросеизмичка скала, a во останатите делови со интензитет од III-IV степени според истата скала.
Земјотресот во 22 часот и 28 минути кои потекнува од истото епицетрално подрачје и со Рихтерова локална магнитуда ML4.4 според досегашните податоци најсилно беше почувствуван од населението во Маврово, Дебар, Тетово, Гостивар и Кичево со интензитет од IV-V степени според Европската макросеизмичка скала.