Në mesin e 100 firmave më të mëdha të a r m a t i m i t gjenden edhe 7 ndërmarrje turke. Vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Kina janë të përfaqësuar me më shumë firma në listën e revistës amerikane për çështje a r m a t i m i “D e f e n s e News”.
Kur në vitin 2002 partia e Rexhep Taip Erdoanit AKP fitoi zgjedhjet në Turqi, asnjë ndërmarrje turke nuk ishte në listën e 100 firmave më të mëdha për prodhimin e a r m ë v e. Katër vite më vonë, më 2006, në listën e revistës amerikane për çështje të a r m a t i m i t “D e f e n s e News” hyri firma turke Aselsan. Më 2012 pasoi firma e dytë turke, Tusas. Që nga 2017 për çdo vit në listën e 100 firmave më të mëdha të a r m a t i m i t ka hyrë nga një firmë turke. Tani në listën gjenden shtatë firma turke. Vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Kina janë të përfaqësuar me më shumë firma në këtë listë, shkruan në një analizë gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
Dronët l u f t a r a k ë të prodhimit turk kanë vendosur për epilogët e l u f t ë r a v e në Kaukaz dhe në Libi. Në Mesdheun lindor patrullojnë anije moderne korvetë, fregata e parë e klasës së re Istif para pak javësh ka dalë nga linjat e prodhimit. Me arsenalin e r a k e t a v e moderne u sh t r i a turke l u f t o n kundër Partisë së Punës të Kurdistanit në Irakun verior dhe në juglindje të Turqisë.
Sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” asnjë qeveri e mëparshme turke nuk ia ka plotësuar dëshirat e forcave u sh t a r a k e siç po bën Erdoani. Presidenti turk thotë se vëllimi i projekteve turke të a r m a t i m i t gjatë qeverisjes së AKP-së është rritur nga 5,5 miliardë në 60 miliardë dollarë – kjo domethënë se vëllimi është dhjetëfishuar. Gjatë kësaj kohe projektet turke të a r m a t i m i t janë shtuar nga 62 në 700, numri i ndërmarrjeve të këtij sektori është rritur nga 56 në 5000.
Ndërkohë industria e a r m a t i m i t është një degë e rëndësishme e eksportit. Blerës të mëdhenj të a r m ë v e turke janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Azerbajxhani, Indonezia dhe Pakistani. A r m ë turke blejnë edhe Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Prodhuesit më të mëdhenj të a r m ë v e janë ndërmarrje shtetërore. Firmat si Aselsan, Tusas, Roketsan dhe Havelsan i takojnë Fondacionit të U sh t r i s ë së Turqisë (TSKGV) të themeluar më 1987. Një kohë të gjatë Turqia nuk kishte as mundësi, as interes të prodhojë a r m ë. Kjo situate ndryshoi pas i n v a d i m i t turk në Qipro më 1974 dhe vendosjes së sanksioneve amerikane kundër Turqisë. Në universitete u hapën degët e inxhinierisë, me qëllim që të përgatitet personeli për industrinë e a r m a t i m i t. Tre vjet pasi j u n t a u sh t a r a k e dorëzoi pushtetin, kryeministri Turgut Özal më 1983 solli në Turqi montimin e avionëve l u f t a r a k ë amerikanë F16, më 1985 u themelua ministria për a r m a t i m, më 1987 holdingu për a r m a t i m TSKGV. Në krye të ndërmarrjeve u emëruan gjeneralë të pensionuar dhe u angazhuan inxhinierë të rinj. Nën qeverisjen e AKP-së u angazhuan në Turqi edhe ekspertë turq që kishin bërë karrierë në botën e jashtme.