Aktori indian Rahul Vohra, ka ndërruar jetë nga koronavirusi, pak orë pasi u shfaq në një video duke kritikuar sistemin shëndetësor për moskujdes ndaj pacientëve, ndërkohë që India është duke u përballur më një valë të frikshme të v d e k j e v e Covid.
Vohra, 35-vjeç, ndërroi jetë në spitalin e New Delhit, pasi u shtrua në spital në fillim të majit, në gjendje të rënduar shëndetësore. Ishte gruaja e tij Jyoti Tiëari, ajo që shpërndau lajmin për v d e k j e n e partnerit të saj në Instagram, ku e shoqëroi me videon e aktorit nga shtrati i spitalit.
Në video, Vohra shihet me maskë oksigjeni duke vuajtur shumë nga dhimbjet dhe mezi arrinte të merrte frymë, ndërsa thotë se mjekët nuk shkojnë tiu shërbejnë në dhoma, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të pacientëve.
“Pacientët thërrasin mjekët dhe ata nuk shfaqen fare në dhomë. Ndodh që vijnë një orë më vonë dhe ju duhet të përballeni me situata të ndryshme”, deklaronte Vohra në videon e publikuar.