Interi i vuri kapakun këtij edicioni të Serie A me një “manita” ndaj Udineses dhe e mbylli në kuotën e 91 pikëve, duke vendosur disa rekorde. Zikaltërit këtë sezon në kampionat kanë mundur të paktën një herë çdo kundërshtar, diçka që e kishin arritur vetëm një herë më parë në historinë e klubit.
Ndërkohë 91 pik është shifra e dytë më e lartë në historinë e tyre, pas 97 pikëve të regjistruara në sezonin 2006-07. Lojtarët zikaltër këtë sezon shënuan 89 gola, shifra më e lartë që nga viti 1951.
Atë sezon ata shënonin 107 gola, ndërsa një vi më parë kishin tundur rrjetën 99 herë. E sotmja ishte gjithashtu ndeshje historike para se të fillonte, pasi Interi u bë klubi i parë që regjistroi 3 mijë ndeshje në Serie A. Kjo ishte fitorja e tyre numër 1,496, teksa numëron 834 barazime dhe 670 humbje. /abcnews.al
Inter lift the scudetto for the First time since 2010. What a moment, what a season 🍾 . HISTORY !!!!#AVLCHE Elanga Ozil Aguero #LIVCRY Liverpool Jesus Anfield pic.twitter.com/uW7hxcillZ
— FootballChampions (@FootballChamp0) May 23, 2021