Është ndarë nga jeta njëri nga artistët dhe aktivistët më të dalluar të Gostivarit.
Gjatë jetës, ka punuar për disa vite në komunë, ndërsa qytetarët e mbajnë mend edhe për punën e tij në mediat e qytetit të Gostivarit si një prezantues shumë i suksesshëm. Ishte viti 2016 që Jetoni tregoi një anë tjetër të talentit të tij, fotografinë. Fotoaparati e nxorri në sipërfaqe si një talent të lindur duke lënë gjurmë me fotografitë e tij që kaluan kufijtë e trojeve shqiptare dhe duke u vlerësuar nga revista prestigjioze ku shpesh pushtoi vendet e para.
Vitet e fundit të jetës i ka kaluar në Gjermani ku vajti për një jetë më të mirë, dhe gjatë kësaj kohe, është marrë profesionalisht me fotografinë. Asnjëherrë nuk e harroi vendin e origjinës ndërsa një kontribut të jashtëzakonshëm kadh dhënë edhe për procesin e regjistrimit të shqiptarëve në diasporë. Ai ka lënë pas dy fëmijë, bashkëshorten dhe nënën e tij.
Jeton Aliji rrjedh nga një familje bujare e Malësisë së Gostivarit.
Shkollën fillore e ndoqi në vendlindje, në fshatin Sërmnovë për të vijar shkollën e mesme në Gostivar dhe për të përmbyllur studimet në UEJL-Tetovë.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kumtoi kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.
“Jemi të trishtuar të ndajmë me ju lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Jeton Alijit.
Prej disa vitesh ky gostivaras i mirë jetonte në Gjermani…dhe lajmet e rënda prej andej të thyejnë zemrën fort…
Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij duke u lutur që Zoti t’ua lehtësojë dhimbjen!”, ka shkruar Taravari.