Kanë kaluar dy muaj nga humbja e kontaktit të familjarëve me biznesmenin Bedri Rexhepi nga Lipjani.
Në kërkim të tij familja tashmë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve ku ka ofruar një shumë të majme parash për këdo që do të japë informacion të sigurt për vendodhjen e tij.
Ai u zh d u k në rrethana m i s t e r i o z e mbrëmjen e 8 prillit, ndërkaq lidhur me zhd u k j e n e tij është a rr e s t u a r Jeton Vllasaliu, i cili po qëndron në p a r a b u r g i m nën d y sh i m e t se ka gisht në k i d n a p i m i n e Bedriut.
Familja Rexhepi tashmë ka gjetur një mënyrë tjetër për ta kërkuar Bedriun. Ata po dërgojnë mesazhe përmes telefonisë mobile tek qytetarët, për të kërkuar ndihmë në gjetjen e tij.
“Vellai jone Bedri Rexhepi nga data 08.04.2021 rreth orës 18:30 është zh d u k u r ne komunen e Novoberdes me makinën me targa 05 406 EJ. Ju lutemi kushdo qe ka informacione për vendndodhjen e Bedriut na lajmëroni ne nr e telefonit 0038348400052, përveç mirënjohjes qe do kemi si familje, ne do te ju shpërblejmë edhe me shumën prej 20,000 €, si dhe te dhënat e juaja do te jene konfidenciale”, thuhet në mesazhin që familja Rexhepi po ua dërgon qytetarëve.
Vëllai i Bedriut, Adnan Rexhepi, ka deklaruar për Express se familja po kërkon ndihmë qytetarët për gjetjen e tij, pasi sipas tij, institucionet nuk kanë bërë asgjë deri më tani.
“Po shpresojmë se dikush na informon, ajo pjesa kah Novobërda po hezitojnë me folë, po f r i k ë s o h e n, ndoshta me shpërblim tregon dikush diçka, sepse nuk është territor që mund të kalojë dikush e të mos e shohë askush. Kemi shpresë se na ndihmon dikush, sepse deri më tani s’kemi hiç asnjë informatë. Kemi kontaktu me prok*urorinë e me poli*cinë, por asnjë informatë, si zakonisht po na thonë ‘h e t i m e t vazhdojnë’”, është shprehur ai.