Agjencitë turistike në Maqedoninë e Veriut kanë filluar të ringjallen, që kur u ulën numrat pozitivë me Covid-19, filloi vaksinimi dhe u lehtësuan masat për hyrje në shtetet e huaja.
Tregojnë, se ndër vendet më tërheqëse për pushime për momentin janë Shqipëria, Turqia dhe Greqia, ku hyrja në këto vende, për shkak të masave anti-Covid është i ndryshëm.
Shqipëria dhe Mali i Zi nuk kanë fare kushte për të hyrë në shtetet e tyre. Nuk kërkojnë as test PCR dhe as certifikatë të vaksinimit.
Ndërkaq, në Shqipëri janë hapur qendra shëndetësore në vendet turistike ku parashihen edhe teste të shpejte për Covid-19.
Ngjashëm ka ndodhur edhe me qeverinë malazeze, ku janë ndarë mjete buxhetore për të mbuluar mjekimin spitalor nëse ndonjë turist sëmuret nga Covid-19 derisa është në pushime.
Kushte ka për pushime në Turqi, ku kërkohet test PCR negativ ose test i shpejtë.
Ndërkaq, për hyrje në Greqi, prej sot do të vlejë lehtësimi, që të hyjmë në shtet me test të shpejtë antigjenoz./TV21