Ballina Shëndeti Këshilla Një truk i thjeshtë për të bërë një gjumë sa më të...

Një truk i thjeshtë për të bërë një gjumë sa më të qetë

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti Baylor në Teksas, arritën në përfundimin se sekreti i një gjumi sa më të qetë qëndron tek përgatitja e një liste me gjërat që duam të bëjmë ditën tjetër. Ky përfundim u arrit pas një eksperimenti me pjesëmarrës nga mosha 19-30 vjeç, të ndarë në dy grupe.

Pjesëmarrësit e grupit të parë përfshinë një listë me gjërat që donin të bënin ditën tjetër ndërsa të tjerët, gjërat që bënë një ditë më parë.Ata që i përkisnin grupit me listën e ditës tjetër, arritën të binin në gjumë për vetëm 16 minuta pasi ishin shtrirë, ndërsa pjesëmarrësit e grupit tjetër, ranë në gjumë pas të paktën 25 minutash.

“Sa më specifik dhe më të detajuar pjesëmarrësit që regjistruan detyrimet e ditës tjetër, aq më lehtë ishte për ta të flinin“, tha një nga studiuesit. Me pak fjalë, organizimi i duhur jo vetëm që na lehtëson jetën por përmirëson edhe gjumin tonë. /abcnews.al

Artikulli paraprakKjo është piza më e pazakontë që keni parë ndonjëherë (VIDEO)
Artikulli tjetërJa cilat vende këtë verë janë më të preferuara për pushime