Ballina Sport Tjetër ditë historike, Nora Gjakova mund rivalen franceze dhe i sjell Kosovës...

Tjetër ditë historike, Nora Gjakova mund rivalen franceze dhe i sjell Kosovës të artën e radhës (VIDEO)

Kosova hyn edhe një herë në historinë e Lojërave Olimpike. Nora Gjakova ka mundur në finale rivalen franceze, Sarah Leoine Cysique me ippon dhe ka fituar medaljen e artë për peshën deri në 57 kilogramë.

Në gjysmëfinale Nora mundi japonezen Tsukasa Joshida në gjysmëfinale. Kjo është medlaja e tretë e artë e Kosovës në Lojërat Olimpike, pas asaj të fituar para 5 vitesh nga Majlinda Kelmendi në Rio dhe asaj të para pak ditëve nga Distria Krasniqi.

Kosova konfirmohet edhe një herë superfuqi në xhudo dhe renditet aktualisht në vendin e shtatë për medalje të arta në këto Lojëra Olimpike, duke lënë pas për momentin shumë superfuqi. /abcnews.al