Dr. Ruja Ignatova ishte tekstualisht “Mbretëresha e kriptomonedhave” – ose të paktën këtë donte që investitorët e saj të besonin. Sipërmarrësja e arsimuar në universitetin e Oxford ndërtoi një perandori kibernetike duke bindur më shumë se një milionë njerëz në të gjithë botën të investojnë në atë që quante “Vr*asësi i Bitcoin”, duke iu referuar monedhës së saj vituale “Onecoin”, shkruan britanikja “The Sun”, cituar nga Insajder. Evente të shkëlqyeshme shitjesh dhe premtime për ‘para të thjeshta’ me anë të kuponave të saj OneCoin, nisën të bënin zhurmë nëpër botë – me evente promovuese edhe në Wembley të Londrës. Por pa një sistem kompjuterik për llogaritjet e menaxhimin e kriptomonedhës, OneCoin nuk kishte asnjë vlerë.
Kjo ashtu si disa iniciativa të tjera, Onecoin ishte një nga kriptomonedhat e dështuara që reklamoheshn për “sukses të padiskutueshëm”. Më pas gruaja u zhduk nga qarkullimi me rreth 13 miliardë dollarë në vlerë Bitcoin, në atë që llogaritet si nga mashtrimet më të mëdha në botë. Kur Dr Ruja u zhduk në mënyrë misterioze në 2017, investimi i saj rezultoi se nuk ishte asgjë më shumë se një skemë piramidale. Tashmë edhe katër vjet më vonë, ideuesja e OneCoin mbetet në arr*ati.
Bashkëthemeluesi i saj Sebastian Greenwood u arr*estua në 2018 bashkë me vëllanë e gruas, Konstantin Ignatov, dhe u shpallën fajtorë për pastrim parash në 2019. Ata ende nuk janë dënuar por mund të marrin deri në 90 vjet burg. Konstantin thotë se herën e fundit që ka dëgjuar nga e motra ishte ajo i kishte thënë se kishte krijuar një “pasaportë të madhe”. Ai thotë se gruaja i kishte kërkuar të rezervonte fluturime për në Vienë e në Athinë, por askush nuk e di nëse Dr Ruja i bëri kto fluturime, dhe as se ku ndodhet tani. Familja e saj kishte emigruar në Gjermani kur ajo ishte 10 vjeçe, por ka sugjerime se fshihet në Dubai, ku një nga viktimat e mashtrimit ka ngritur padi se $500 milionë nga paratë e saj janë ende në banka.
Kur OneCoin nisi të promovohej në 2014, kriptovalutat ishin risia e momentit, edhe pse Bitcoin ishte nisur prej vitit 2009. Dr Ruja bindte njerëzit se monedha e saj OneCoin ishte “e sigurtë” dhe e përkryer për investues të herës së parë. Të rekrutuarit nxiteshin të sillnin miq e familjarë, me premtime për komisione dhe shpërblime të mëdha. Dr Ruja u kthye shpejt nga një konsulente financiare, në celebritet dhe e shumëkërkuar në të gjithë botën. Ajo mbante fjalime për fansa që e adhuronin në Dubai, Singapor e Makau, ndërsa në 2016 hyri në mënyrë triumfatike në Wembley mes muzikës e fishekzjarreve. Në tetor 2017, ajo pritej t’u tregonte investitorëve sa do të fitonin nga sipermarrja e tyre në një event në Lisbonë, ku dhe nuk u paraqit. Disa thonin se ishte marrë peng, të tjerë thonin se ishte fshehur, por një gjë ishte e sigurtë; ajo ia kishte mbathur.
Dy vjet më vonë Dr Ruja u akuzua në mungesë për pastrim parash në SHBA, për atë që departamenti i Drejtësisë quante “një skemë tradicionale piramidale”. Mark Scott, avokati që besohet se ka pastruar rreth $400 milionë të Dr Ruja, $50 milionë prej të cilave i ka marrë vetë për shërbimin, iu hoq e drejta e profesionit në 2020. Më herët në media janë raportuar raste të ngjashem si ai i Gerald Cotten, tregtari i Bitcoin që vdiq duke marrë me vete 215 milionë dollarë, por investitorët besojnë se ka inskenuar vdekjen. Raees Cajee, 21vjeç dhe Ameer, 18 vjeç u arratisën në Afrikën e Jugut me rreth 3 miliardë dollarë në një skemë të ngjashme.