Pas zjarreve që kanë përfshirë Siçilinë, flakët janë përhapur në zona të mëdha të Kalabrisë. Në total, sipas Departamentit të Zjarrfikësve, janë konstatuar 60 vatra zjarri në Italinë jugore.
Dy persona humbën jetën në zonën e San Lorenzo, ndërsa përpiqeshin të shpëtonin ullishtën nga flakët. Viktimat janë një grua 54 vjeç dhe mbesa e saj 33 vjeç, e cila u përpoq ta ndihmonte.
VIDEO: Fires rage in Castel di Lucio, Sicily. Emergency services are rushing to stem the blazes which are scorching parts of Italy’s southern regions of Sicily and Calabria pic.twitter.com/4c4JAZOaVw
— AFP News Agency (@AFP) August 7, 2021
Flakët janë përhapur në zonat bujqësore përreth fshatrave ku banorët flasin “greqisht”, fshatrat greqishtfolës të Kalabrisë. Kryesisht në zonat e Bovës, Rokudit dhe Kontofurit. Zjarrfikësit dhe Mbrojtja Civile po bëjnë çdo përpjekje, nga toka dhe ajri, për të vënë nën kontroll zjarret.
VIDEO: Firefighters race to tackle the blazes as wildfires continue to devastate Italy’s southern regions of Sicily and Calabria pic.twitter.com/WjCr1vrzkY
— AFP News Agency (@AFP) August 6, 2021
Kryetari i qytetit të Reggio në Kalabri, Giuseppe Falcomata, kërkoi që të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa në Akër janë evakuuar të gjithë banorët. Zjarret shkatërruan gjithashtu një pjesë të madhe të parkut natyror të malit Pollino, në Kalabri./abcnews.al