Ibrahim Xhemajli
Sa i hidhur lajmi për vdekjen e mikut Ismail Beqiri (50) nga Treboshi i Tetovës.
Ishte shumë i perkushtuar për familje,komb e atdhe.
Pjesëmarrës,thuajse , i të gjitha akativiteteve të shqiptarëve në Kopenhagë e shpesh herë edhe pjesëmarrës në sponzorimin e tyre.
E donte shumë futbollin dhe ishte tifoz i flaktë i kombëtares shqiptare,dhe si i tillë udhëtoi e i përcolli të gjitha ndeshjet në vendet ku luante Shqipëria.
Në një udhëtim të tillë iu bashkangjita edhe unē kur Shqipëria luajti kundër Islandes në Reykjavik,ku edhe duke shfrytëzuar njohjet e tij personale zhvilluam sëbashku edhe disa intervista me lojtarët e kombëtares shqiptare ,duke përfshirë edhe kapitenin Lorik Cana e kryetrajnerin Gjanni di Biasi.
Kur djali tij Berati nënshkroi për të luajtur për Shqipërinë u mblodhën shumë gazetarë për të mësuar e prezentuar lojtarin e ri ,Ismajli u ngrit dhe u drejtua atyre me një vërejtje (jo pa shkas): kujdes kur të raportoni e shkruani për Beratin-mos e quani maqedon se ne edhe pse vijmë nga Maqedonia nuk jemi maqedon por shqiptarë.
Nuk lejonte t’i cenoheshin ndjenjat e tij kombëtare.Ishte i pakompromis dhe reagonte kur ishte rrezik,siç reagoi në mes të Shkupit ndaj një ciceroni maqedon që gabimisht po bënte spjegimin e origjines së Nënë Terezes dhe të shqiptarëve para një grupi turistësh…Ky reagim i kushtoi Ismailit me një proces gjyqësor dhe gjobitje.
Prehu në paqe mik i nderuar Ismail Beqiri!
Të qoftë i lehtë dheu i tokës arbnore,që aq shumë e deshe.
Ngushëllime Ilirit,Beratit,Muhametit,Elvisit e gjithë familjes Beçiri!