Ballina Kronika Aksident i rëndë në autostradën Tetovë – Gostivar

Aksident i rëndë në autostradën Tetovë – Gostivar

Një person pësoi pla*gosje të rëndë dhe një tjetër mori dëmtime më të lehta në një aksident trafiku të ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tetovë-Gostivar, kur një makinë e tipit `Golf` u përmbys pranë pikës së pagesës rrugore në Gostivar, konfirmoi për portalin MKD zëdhënësi i SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

“Sot pasdite, rreth orës 18.30 në SPB-Tetovë është rap*ortuar një aksident komunikacioni që ka ndodhur në magjistralen Tetovë-Gostivar, pranë pikës së pagesës rrugore në Gostivar.

Një makinë e tipit “Volksëagen Golf 5” me targa të huaja, që drejtohej nga 50-vjeçari me inicialet N.R nga Negotina e Pollogut, është përmbysur në rrugë.

Në këtë aksident, shoferi i “Golfit” pësoi lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjeri, një 46-vjeçar nga i njëjti fshat, përfundoi me lëndime të lehta trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit.

Vendi i aksidentit është inspektuar nga një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme – Gostivar, kurse gjatë inspektimit trafiku është ridrejtuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews