Ballina Aktualitet Kuvendi i Degës së PDSH-së në Tetovë miratoi listën e kandidatëve pë...

Kuvendi i Degës së PDSH-së në Tetovë miratoi listën e kandidatëve pë Këshillin Komunal (VIDEO)

Dega e PDSH-së Tetovë mbajti kuvendin e degës ku u miratua lista e kandidatëve për këshillin komunal që do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit. Bartës i listës do të jetë Dr.Pajtim Thaçi.

Në këtë kuvend kandidati i PDSH-së për kreun e komunës së Tetovës Dr.Sadi Bexheti elaboroi para numrit të madh të pranishmeve platformën me të cilën do të garojë në zgjedhje.

Kjo platformë parasheh zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet Tetova siç është Ujësjellësi, Kanalizimi, pastërtia e qytetit nëpërmjet zgjidhjes së problemit me mbeturinat, Infrastruktuta rrugore, Arsimi, Kultura, zhvillimi i turizmit malor, si dhe projekte tjera me rendesi për qytetarët.

@tn.lajmelokale
@tetovanews