Në Qendrën e Kovidit në Tetovë janë duke u trajtuar 123 pacientë, nga të cilët vetëm 3 persona kishin marrë dy doza të vaksinës.
Pesë persona të shtrirë në Qendrën e Kovidit në Spitalin e Tetovës kanë humbur jetën, kurse gjatë 24 orëve të fundit u pranuan 14 pacientë të tjerë.
Pacienti më i ri që ndërroi jetë ishte i moshës 49 vjeç. Spitali nuk ka pasqyrë të saktë dhe informacion se a kishte sëmundje kronike.
– Në spital kemi pranuar edhe pacientë të moshës nga 35 deri 45 vjeç. Alarmi vazhdon të jetë në të kuqen dhë sëmundja i kaplon edhe të rinjtë. Numri i vizitave është i lartë, që do të thotë se do të ketë edhe shumë të tjerë që do të shtrihen në spital, deklaroi Dr. Nuredini për Tv21, transmeton Tetova News.
Në Qendrën e Kovidit në Tetovë janë duke u trajtuar 123 pacientë, nga të cilët vetëm 3 persona kishin marrë dy doza të vaksinës.