Ballina Aktualitet Rekord i zi në Kosovë: 36 viktima dhe 1.630 raste të reja...

Rekord i zi në Kosovë: 36 viktima dhe 1.630 raste të reja me COVID-19

Rekord i zi është shënuar gjatë 24 orëve të fundit me Koronavirus në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, 36 persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19.

Janë regjistruar 1.630 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 816 qytetarë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

29 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 36 raste të vde*kjes.

Sot janë shëruar 816 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113.699.

Në total numri i rasteve aktive është 26.575.