Ballina Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Mbërrijnë 100 afganët e parë në Kosovë, i presin...

LAJM I FUNDIT/ Mbërrijnë 100 afganët e parë në Kosovë, i presin Osmani dhe Kurti (VIDEO)

Kanë mbërritur 100 afganët e parë në Kosovë. Ata kanë zbritur në terminalin e vjetër të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe më pas pritet pastaj të strehohen në bazën ushtarake “Bondsteel” që gjendet në Ferizaj.

Për të pritur qytetarët afganë, në Airoport kanë dalë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett.

Forca të shtuara të policisë së Kosovës janë parë përreth aeroportit për të siguruar ardhjen e tyre në vend.

Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të saj, në deklaratën ku sigurohet se të gjithë qytetarët e huaj dhe afganët që kanë punuar me entitetet e huaja, do të mund të largohen nga Afganistani. ©LAPSI.al

https://youtu.be/UCF27mORu3g

@tn.lajmelokale
@tetovanews