Një shpërthim i zjarrit që ndodhi sonte në Tetovë, mori jetën e 10 personave, derisa mbetën të plagosur edhe disa të tjerë, shkruan Alsat.
Zjarri shpërtheu në spitalin modular në Tetovë, për të cilin në mesin e muajit prill është raportuar se janë konfirmuar gabime gjatë ndërtimit.
Sipas një shkrimi në media, thuhej se firma e cila ka kryer punët ndërtimore duhej ti mënjanoj vërejtjet.
“Vërejtjet kanë të bëjnë me dyshemenë dhe disa gabime tjera të vogla infrastrukturore. Është dhënë afat prej 5 ditëve që të sanohen gabimet të ndodhura gjatë ndërtimit të spitalit modular. Rrymë dhe ujë ka. Për sistemin e oksigjenit jemi në kontakt me firmën nga ku na thanë se për 2-3 ditë mund të vendoset. Sistemi ka ardhur deri tek infektivja dhe mund të lidhet. Në rast se nuk dalin probleme të tjera, javën tjetër shpresojmë se do të vihet në përdorim”, deklaroi asokohe drejtori Ekonomik i Klinikës së Tetovës, Artan Etemi./ Alsat.mk
https://youtu.be/w6v1C7umN3Y?list=PLwDxg3Iu5-Jux2EghnXF5KUl0Xg-Blq4k
https://youtu.be/pkkkPA0DYwY?list=PLwDxg3Iu5-Jux2EghnXF5KUl0Xg-Blq4k
https://youtu.be/qx_mpZt8P04?list=PLwDxg3Iu5-Jux2EghnXF5KUl0Xg-Blq4k
https://youtu.be/2bkphT-HJts?list=PLwDxg3Iu5-Jux2EghnXF5KUl0Xg-Blq4k