Ballina Aktualitet Prokuroria jep detaje për viktimat në Tetovë: Duhet t’u bëhet analiza e...

Prokuroria jep detaje për viktimat në Tetovë: Duhet t’u bëhet analiza e ADN-së, është vështirë të identifikohen (VIDEO)

Disa nga viktimat në Tetovë kanë pësuar djegie të mëdha, derisa është vështirë të identifikohen.

Sipas një komunikate për media nga Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut, thuhet se për identifikimin e disa viktimave, duhet të bëhen analiza të ADN-së, transmeton Alsat.

Po ashtu, sipas kësaj komunikate, për momentin janë konfirmuar se ka 14 viktima, ndërsa në mesin e tyre nuk ka nga stafi mjekësor.

“Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve. Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë./ Alsat.mk

https://youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-Jux2EghnXF5KUl0Xg-Blq4k

https://youtu.be/w6v1C7umN3Y?list=PLwDxg3Iu5-Jux2EghnXF5KUl0Xg-Blq4k

https://youtu.be/2xmNep8DLQc?list=PLwDxg3Iu5-Jux2EghnXF5KUl0Xg-Blq4k

@tn.lajmelokale
@tetovanews