Në ditën e sotme ekspertët nga Gjermania kanë mbërritur në Spitalin Modular të Tetovës, i cili më tetë shtator u bë shkrumb e hi nga zjarri dhe si pasojë jetën e humbën katërmbëdhjetë persona dhe u lënduan dymbëdhjetë të tjerë.
Në Spitalin Modular ata janë parë duke ardhur me mjete për punë dhe valixhe.
Skuadra gjermane përbëhet prej katër ekspertësh, ku siç kanë njoftuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kohë më parë, dy prej tyre janë për h e t i m të shkaqeve të zjarrit dhe dy për matje laserike të hapësirave dhe për fotografimin e tyre.
“Dy ekspertë janë të kri*m-fore*nzikës për hulumtim të zjarreve dhe dy ekspertë të kri*m-fore*nzikës për matjen laserike të hapësirave dhe për fotografim. Në MPB tashmë po përgatitet ndihmë adekuate në formë të mjeteve, skicave, planeve dhe informacioneve të tjera relevante të cilat mund të ndihmë në verifikimin e përbashkët të fakteve”, thanë ditë më parë nga Qeveria.
Ky ekip i ekspertëve pritet të qartësojë dilemat se si erdhi deri te shkaktimi i zjarrit.