Ballina Argëtim Showbiz FOTO/“Kur isha 4 vjeç”, Bebe Rexha publikon foton e vjetër: Me stërgjyshen...

FOTO/“Kur isha 4 vjeç”, Bebe Rexha publikon foton e vjetër: Me stërgjyshen time në Gostivar

Bebe Rexha është nostalgjike për kujtimet e saj në vendin e origjinës. Kësaj radhe ajo ka publikuar një foto kur ishte 4 vjeçe me stërgjyshen e saj në Gostivar të Maqedonisë së Veriut. Këngëtarja e famshme është me origjinë nga Dibra i Maqedonisë së Veriut. Ajo nuk ka jetuar asnjë ditë aty pasi babai dhe nëna e saj emigruan në SHBA.

Bleta “Bebe” Rexha (lindur më 30 gusht, 1989) është një këngëtare dhe tekstshkruese shqiptare që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara. Ajo është bërë e njohur me pjesëmarrjen e saj në këngët hit të “Take Me Home” nga Cash Cash dhe “Hey Mama” nga David Guetta, gjithashtu ajo është vokalistja kryesore e grupit amerikan Black Cards i krijuar nga Pete Wentz, dhe ka qënë bashk-autore e këngës nr.1 në Billboard Hot 100 në SHBA, këngës “The Monster” nga Eminem ft. Rihanna

Bleta ka lindur në Brooklyn, New York City, Shtetet e Bashkuara, nga prindër shqiptar nga Dibra, Maqedoni. Bleta filloi të merrej me muzikë që në moshën 4 vjeçare, dhe vazhdoi të ndjekë dashurinë e saj për muzikën nëpërmjet studimit në shkollën “Tottenville High School” në Staten Island, duke marrë pjesë në muzikalet si Hello, Dolly!, Jesus Christ Superstar dhe Fiddler on the Roof. Ajo është inspiruar nga muzikantë si Stevie Wonder, Tori Amos, John Legend, dhe The Temptations. Bleta fitoi “Best Teen Songwriter”(“Tekstshkruesja e Re më e Mirë”) në përvjetorin e New York “Grammy Day” nga National Academy of Recording Arts & Sciences, që i dha asaj mundësinë të takojë shumë prodhues të suksesshëm të muzikës.

Ja foto me stërgjyshen në Gostivar:

VIDEO:

@tn.lajmelokale
@tetovanews