Çaji është një ndër pijet më të përdorura në të gjithë botën, veçanërisht në Azi. Kultura e çajit në Azi ka ekzistuar për më shumë se një mijë vjet. Por cili është çaji kinez, vlera e të cilit tejkalon edhe atë të arit?
Da Hong Pao vlerësohet si një nga çajrat më të shtrenjtë në botë dhe pesha e tij vlerësohet në ar. Vlerësohet 1,400 dollarë për një gram të vetëm ose mbi 10,000 dollarë për një enë të vetme.
Çaji vjen nga Wuyishan, një qytet i vogël në Kinën jugore ku peizazhi spektakolar është plot me minerale që rrisin shijen e tij, duke e kthyer fshatin buzë lumit në një parajsë çaji. /abcnews.al