Ballina Aktualitet Rama mbërrin në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga Kurti (VIDEO+FOTO)

Rama mbërrin në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga Kurti (VIDEO+FOTO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Prishtinë, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri Albin Kurti, në sheshin “Skënderbeu”.

Në pritje shtetërore kanë marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar.

 

Gjatë pritjes janë intonuar himnet e të dy shteteve nga orkestra e FSK-së.

Ndërsa, në orën 10:40 të dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për media.

Në Aeroportin e Prishtinës, Rama është pritur nga ministrja Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

 

Kryeministri shqiptar këtë vizitë në Kosovë po e zhvillon pas qëndrimit të tij në ShBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB-së.

Në kuadër të kësaj vizitë një ditore në Kosovës kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do takoj edhe liderët e opozitës në vend.

https://youtu.be/550LtF2L6jc